Këtu gjeni një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve më të fundit:
- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se “ngërçi nuk është një opsion” për Ukrainën, teksa ai foli përsëri për mundësinë e anëtarësimit të vendit të tij në NATO.
- Operatori kombëtar bërthamor i Ukrainës ka akuzuar kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se ka gënjyer se është ftuar për të vizituar centralin bërthamor të pushtuar nga Rusia në Zaporizhzhia.
- Nuk ka pasur pushim luftimesh në Severodonetsk dhe Lysychansk, të cilat janë bërë “qytete të vdekura” sipas Presidentit Zelensky.
- Trupat e disa luftëtarëve ukrainas të vrarë në Mariupol nga forcat ruse në fabrikën e çelikut Azovstal janë dorëzuar në Kiev.
- Zëvendës-kreu i Kherson, i emëruar nga Rusia, ka thënë se Moska mund të organizojë një referendum për aneksimin e saj në Rusi.
- Turqia thotë se po punon ngushtë me Rusinë dhe Ukrainën për të rënë dakord për një plan të drejtuar nga OKB-ja që do të rifillonte eksportet e grurit nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt./UBTNews/