Me 102.1 milionë euro të shpenzuara NewCastle United është skuadra që ka investuar më së shumti në përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit i cili ka përfunduar të hënën.
Nga skuadrat italiane, Juventus dhe Fiorentina ishin të lidhura fort në afatin kalimtar të dimrit pasi “Zonja e Vjetër” nënshkroi me Dusan Vlahovic për 80 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
“Toskanët” e zëvendësuan 22-vjeçarin me Arthur Cabral nga Baseli, Krzysztof Piatek nga Herta Berlini dhe Jonathan Ikoné nga Lille.
Sipas “Transfermarkt”, toskanët investuan 28 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit, vetëm 1 milionë euro më pak se Tottenhami, i cili nënshkroi me Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur nga Juventusi.
Barcelona renditet e treta me 55 milionë euro të shpenzuara, kurse gjiganti anglez Liverpool ka shpenzuar 45 milionë.
Këtu është lista e shpenzuesve më të mëdhenj në Evropë në afatin kalimtar të janarit.
NewCastle 102.1 milionë euro
Juventus 97.7 milionë euro
Barcelona 55 milionë euro
Liverpool 45 milionë euro
Everton 37.5 milionë euro
Aston Villa 30 milionë euro
Tottenham 29 milionë euro
Fiorentina 28 milionë euro