Premier Liga angleze vazhdon sot aksionin me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 19 të këtij edicioni.
Programin e sotëm e hap përballja mes Southamptonit e Nottinghamit, e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:30 në stadiumin “St.Mary’s”.
Ndërkaq, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshje, ku spikat ajo mes skuadrës së Crystal Palace e Tottenhamit.
Arsenali vazhdon kryesimin e tabelës me 44 pikë, tetë sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Newcastle dhe Manchester United me nga 35 pikë në pozitat tre dhe katër.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Nottingham Foresti me 14 pikë, Wolves me 13 sosh dhe Southamptoni me 12 pikë në vendin e fundit.
20:30 Southamptoni – Nottingham Forest
20:45 Leeds United – West Ham United
21:00 Aston Villa – Wolverhampton
21:00 Crystal Palace – Tottenham