UBT News

Këto janë rezultatet e ndeshjeve kualifikuese “Katar 2022”

Kombëtaret si ajo e Kosovës, Suedisë, Anglisë dhe Belgjikës kanë shënuar mbrëmë fitore përballë rivalëve të tyre në grupet përkatëse.

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet kualifikuese të fazës së grupeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku kemi pasur rastin të shohim disa rezultate tejet interesante.

Fillimisht, fitoren e parë në programin e ndeshjeve të mbrëmshme e shënoi Kombëtarja e Kosovës, e cila e mposhti si mysafire Gjeorgjinë me rezultat minimal 1:0.

Fitore regjistroi edhe Suedia, e cila e befasoi Kombëtaren e Spanjës duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.

Po ashtu, Anglia ishte pjesë e fitoreve, e cila e mposhti Kombëtaren e Bullgarisë si mysafir me rezultat të thellë 4:0.

Ndërkaq, fitoren më të thellë sot e regjistroi Kombëtarja e Belgjikës, duke e mposhtur si mysafirë Estonin me rezultat 5:2.

Në anën tjetër, ndeshje zhvilloi edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila pësoi humbje 4:1 si mysafire e Polonisë.

Rezultatet finale të gjitha ndeshjeve kualifikuese të fazës së grupeve për në Botërorin “Katar 2022” të programit të sotëm i gjeni më poshtë.

Grupi B

Gjeorgjia 0 – 1 Kosova

Suedia 2 – 1 Spanja

Grupi C

Italia 1 – 1 Bullgaria

Lituania 1 – 4 Irlanda e Veriut

Grupi E

Republika e Çekisë 1 – 0 Bjellorusia

Estonia 2 – 5 Belgjika

Grupi I

Andorra 2 – 0 San Marino

Hungaria 0 – 4 Anglia

Polonia 4 – 1 Shqipëria

Grupi J

Islanda 0 – 2 Rumania

Lihtenshtajni 0 – 2 Gjermania

Maqedonia e Veriut 0 – 0 Armenia 

Exit mobile version