Pas një jave përplot me futboll në garat evropiane si ajo e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe në atë të Konferencës, futbolli sot vazhdon në top ligat më të mira evropiane.
Ndeshja hapëse e ditës së sotme do të jetë në Bundesliga, ku me fillim nga ora 20:30 skuadra e Union Berlinit zhvillon ndeshje si vendase kundër Greuther Furth.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 33 pikë, ku Union Berlini zë vendin e gjashtë me 50 pikë, krahas Greuther Furth që renditet në vendin e fundit me vetëm 17 pikë.
Në anën tjetër, ndeshje interesante do të kemi edhe në Ligën 1 të Francës, ku tanimë kampioni i këtij sezoni zhvillon ndeshje si mysafirë i Strasbourgut.
Të dy skuadrat i ndajnë 18 pikë në tabelë, ku PSG natyrisht renditet në vendin e parë me 78 pikë, krahas Strasbourgut që zë vendin e gjashtë me 56 pikë.
Ndërkaq, me fillim nga ora 21:00 në La Ligan spanjolle do të kemi një ndeshje tejet interesante, ku skuadra e Sevillas pret në shtëpi Cadizin.
Cadizi do të synojë me çdo kusht fitoren që të vazhdojë garën për mbijetesë, ku zë vendin e 17 me 31 pikë të arkëtuara, krahas Sevillas që renditet në vendin e tretë me gjithsej 63 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e dytë.
Programin e plotë të ndeshjeve më interesante në top ligat evropiane i gjeni më poshtë:
Bundesliga
20:30 Union Berlin – Greuther Furth
Liga 1 e Francës
21:00 Strasbourg – Paris Saint-Germain
La Liga
21:00 Sevilla – Cadiz