UBT News

Këto janë ndeshjet e sotme në ligat evropiane

Futbolli në ligat më të forta evropiane vazhdon edhe sot, ku do të kemi disa përballje tejet interesante.

Programin e sotëm e hap Serie A, ku nga ora 18:30 skuadra e Lazios pret në “Olimpico” Genoan.

Po ashtu, kampioni italian Inter zhvillon ndeshje sot, ku nga ora 20:45 do të jetë mysafir i skuadrës së sapo inkuadruar në Serie A, Salernitanas.

Ndërkaq, ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Bundesligën gjermane, ku gjigandi bavarez Bayern Munich pret në shtëpi Wolfsburgun.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në ligat më të mira evropiane e gjeni më poshtë.

Serie A

18:30 Lazio – Genoa (Stadiumi Olimpico)

20:45 Salernitana – Inter (Stadiumi Arechi)

Bundesliga gjermane

20:30 Bayern Munich – Wolfsburg (Allianz Arena)

La Liga spanjolle

21:00 Celta Vigo – Espanyol (Stadiumi Balaídos)

Exit mobile version