Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të jenë valide për datat 26 dhe 27 prill 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi tavan i naftës për këto dy ditë është caktuar 1.66 euro për litër.
Ndërkohë, qytetarët që përdorin benzinën do të paguajnë deri në 1.44 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i gazit është fiksuar në 0.86 euro për litër.
Ky vendim i ministrisë synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe rregullimin e tregut të karburanteve në vend.
