Pasi që mësuam skuadrat që do të përballen mes vete në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, janë vendosur edhe çiftet e mundshme të gjysmëfinales së kësaj gare.
Kampioni aktual evropian Chelsea do të përballet me 13 herë fituesin e kësaj gare Real Madridin.
Ndërkaq, gjiganti anglez, Liverpool do të ketë një rrugëtim të lehtë në letër drejt gjysmëfinales, ku në çerekfinale do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Benficas.
Kampioni spanjoll Atletico Madridi do të ketë një test tejet të vështirë kundër Manchester Cityt, ndërsa gjigandi gjerman Bayern Munich do të ketë përballë skuadrën e Villarrealit.
Ndërkaq, tani kemi mësuar edhe çiftet e mundshme që do të përballen në gjysmëfinale të kësaj gare, ku fituesi i ndeshjes Chelsea-Real Madrid do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit.
Në anën tjetër, fituesi i ndeshjes mes Benficas dhe Liverpoolit do të ketë përballë triumfuesin e ndeshjes mes Bayern Munich e Villarreal.
Çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve:
Chelsea – Real Madrid
Manchester City – Atletico Madrid
Villarreal – Bayern Munich
Benfica – Liverpool
Çiftet e mundshme të gjysmëfinales i gjeni më poshtë
Chelsea-Real Madrid vs Manchester City-Atletico Madrid
Villarreal-Bayern Munich vs Benfica-Liverpool