Dua Lipa njoftoi se Tove Lo, Griff dhe Angèle do të jenë si mbështetje për turneun e saj në vitin 2022 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, përcjell UBT News.
Këto artiste do ta mbështesin yllin për turneun e saj, i cili do të nisë në Mançester prillin e ardhshëm.
Këngëtarja fillimisht kishte vendosur të mbante koncertet në maj të vitit 2020, përpara se datat të shtyheshin në janar 2021 pasi koronavirusi goditi pranverën e kaluar.
Tetorin e kaluar, datat u zhvendosën edhe një herë në shtator dhe tetor të këtij viti, por shfaqjet më pas u shtynë për në pranverën e 2022.
Vlen të përmendet se ylli kosovar me famë botërore ka bërë histori si artistja më e luajtur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar./UBTNews/