Italia është shpallur kampione e Evropës në futboll pasi në finalen e këtij kompeticioni e ka mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
Trajneri Roberto Mancini mbajti një fjalim të shkurtër para lojtarëve para se ata të zbarkonin ë fushë për t’u ballafaquar me kundërshtarin e tyre.
Madje, Mancini gjeti kohë edhe për një shaka të shkurtër në mënyrë që ta largonte presionin nga lojtarët.
Derisa po zbulonte emrat e formacionit startues, Mancio përmendi edhe emrin e Spinazzolas i cili ishte i lënduar.
“Gigio, Dilo, Leo, Giorgio, Spina …”, tha Mancini.
Por emri i mbrojtësit të Romës u fshi pas disa të qeshurave, dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri.
“Emerson, Jorgio, Marco, Bare, Ciro, Lorenzo dhe Federico”, vazhdoi Mancini.
Pasi emëroi formacionin startues, fjalimi i trajnerit para lojërave ishte i shkurtër dhe konciz.
“Nuk kam asgjë më shumë për të thënë. Ju e dini se kush jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht, Ne jemi zotërit e fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”, tha Mancini në adresimin e tij pak para fillimit të ndeshjes.