UBT News

Këto ishin fjalët e fundit që Princi Harry shkëmbeu me mbretëreshën Elizabeth para se ajo të ndërronte jetë

Princ Harry zbuloi fjalët e fundit që i pëshpëriti gjyshes së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Në librin e tij të sapopublikuar, Harry thotë se i tha gjyshes së tij se “shpresonte që ajo të ishte e lumtur” dhe të bashkohej me gjyshin e ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Sipas një raporti nga Page Six, princi Harry kishte mësuar lajmin nga mediat dhe jo nga ndonjë anëtar i familjes. Ai dhe Meghan kishin qenë në Gjermani kur dëgjoi se shëndeti i saj po rëndohej dhe ai nxitoi të ishte pranë saj dhe familjes, megjithëse mbërriti shumë vonë dhe nuk arriti t’i thoshte lamtumirën e fundit./UBTNews/

Exit mobile version