Partia Demokratike e Kosovës gjatë këtij muaji pritet të mbajë konventen zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit dhe lidershipit të ri.
Këtë e ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës se kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, por nuk tregoi nëse do të synojë të jetë lider fuqiplotë i PDK-së.
Në forumin “FOL Hapur” të Lëvizjes Fol, Hoxhaj tha se mbajtjen e një konvente po e kërkon anëtarësia e partisë.