Me afatin kalimtar të janarit jo edhe aq larg, Barcelona po formulon plane për të forcuar skuadrën, pasi ata kërkojnë të rikthejnë në rrugën e duhur këtë sezon pas një nisje shumë të dobët duke i vendosur ata jashtë luftës për titull.
Katalanasit kanë ndryshuar trajnerin duke e emëruar Xavin Hernandesin në vend të Ronald Koeman. Ky ndryshim do të çojë gjithashtu në një ndryshim të mundshëm të planeve në merkato, me trajnerin 41-vjeçar që duket i prirur për të ndërtuar një listë që i përshtatet më së miri planeve të tij.
Për këtë qëllim, Xavi synon të shtojë një sulmues të gjithanshëm në ekip, i cili mund të luajë në të dy krahët ose si qendërsulmues, përcjellë KosovaPress.
“Mundo Deportivo” tani raporton se legjenda e Barcelonës ka identifikuar dy opsione që i përshtaten profilit të tij, si Dani Olmos të RB Leipzigut dhe sulmuesit spanjoll të Manchester Cityt, Ferran Torres.
Olmo ka kohë që është në radarët e Barcelonës. Në fakt, “Blaugranët” kishin një përpjekje për ta transferuar atë në fund të afatit kalimtar të verës, por skuadra gjermane nuk ishte i gatshme të bënte një marrëveshje të tillë. Interesi për 23-vjeçarin ka vazhduar, me Xavin dhe stafin e tij që gjithashtu besohet se janë admirues të mëdhenj të reprezentuesit spanjoll.
Torres është një tjetër lojtar që Barcelona e ka monitoruar prej kohësh. Që kur u transferua te Manchester City nga Valencia, 21-vjeçari ka zhvilluar një karrierë të fuqishme nën drejtimin e Pep Guardiolës.