Kampionët e Zvicres sonte e zhvillojnë duelin e kthimit ndaj ‘homologëve’ të Turqisë.
Mesfushori Kastriot Imeri me Young Boys, synojnë ta ruajnë avantazhin e ndeshjes së parë, kur mposhtën Gallatarasajin 3-2.
Pos fitores, skuadrës zvicërane do t’i mjaftonte edhe barazimi, për ta siguruar biletën që dërgon në grupet e kompeticionit kryesor evropian për klube, Ligën e Kampionëve.
Edhe më afër për ta bërë një gjë të tillë janë pesë ‘spartanët’ shqiptarë të Pragës.
Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Qazim Laqi, Indrit Tuci dhe Enes Osmani me një këmbë gjenden në finalet e UEFA Champions League, pasi Sparta fitoi në Suedi ndaj Malmos me rezultat 2-0. Tani në përballjen e dytë, pos triumfit e barazimit, i mjafton edhe humbja eventuale me një gol diferencë.
38 herë kampionët e Republikës Çeke synojnë të rikthehen pas plot 18 vjetësh në mesin e skuadrave më të mira të kontinentit dhe këtë janë gati ta arrijnë pikërisht me ndihmën e futbollistëve shqiptarë.
Sparta e Pragës – Malmo zhillohet sonte në stadiumin “epet Arena” me fillim në orën 21:00.