UBT News

Kështu pritet të duket formacioni i Romës nën urdhrat e De Rossit

Daniele De Rossi pritet që të ketë një sistem me tre mbrojtës te Roma kundër Hellas Veronas, por mund të ndryshojë mesfushën dhe sulmin.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006 e ka zëvendësuar Jose Mourinhon në rolin e trajnerit në “Stadio Olimpico”, duke nënshkruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni. Ai zhvilloi seancën e parë stërvitore dje, disa orë pasi u zyrtarizua te klubi.

De Rossi do ta bëjë debutimin e tij si trajner i Romës të shtunën në shtëpi në Serie A, kundër Hellas Veronas, një skuadër e cila në të kaluarën ka qenë e lidhur me ish-mesfushorin.

“La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se De Rossi do të vazhdojë me sistemin me tre mbrojtës të Romës, pasi që sistemet favorite të tij janë 3-4-1-2 dhe 3-4-2-1. Ndërsa Mourinho përdori një sistem 3-5-2, De Rossi do të ndryshojë diçka në mesfushë dhe në repartin e sulmit.

Paulo Dybala pritet të jetë i gatshëm, kështu që ai do të jetë titullarë si mesfushor defansiv, prapa dyshes së sulmit Romelu Lukaku dhe Andrea Belotti.

Gianluca Mancini dhe Bryan Cristante janë të suspenduar për ndeshjen e parë të De Rossit në krye të Romës, kështu që Rasmus Kristensen pritet të jetë në mbrojtje përkrah Diego Llorentes dhe Dean Huijsen.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e mundshme të Romës kundër Hellas Veronas nën urdhrat e Daniele De Rossit.

Roma (3-4-1-2): Rui Patricio; Huijsen, Llorente, Kristensen; Celik, Paredes, Pellegrini, Spinazzola; Dybala; Lukaku, Belotti.

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Huijsen, Llorente, Kristensen; Celik, Paredes, Bove, El Shaarawy; Dybala, Pellegrini; Lukaku.

Exit mobile version