UBT News

Kështu janë vendosur skuadrat në vazot e Ligës së Kampionëve për sezonin 2011/22

Milani do të luajë në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas shtatë viteve, por do ta gjejë veten në vazon katërt, ndërsa Interi është në vazon e parë, kurse Juventusi dhe Atalanta në vazot dy dhe tre.

Pasi e fituan Scudetton këtë sezon, “Nerazzurrët” do të jetë në mesin e skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Vazo përbëhet nga fituesit e titujve, fituesit e Ligës së Evropës dhe kampionët e kombeve të renditura më së larti nga UEFA.

Nëse Manchester City fiton finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, kampioni rus Zenit Shën Petersburg do të bashkohet në vazon parë.

Koeficientët e klubeve përcaktojnë tre vazot e mbetura në varësi të shumës së të gjitha pikëve të fituara në pesë vitet e mëparshme ose koeficientit të shoqatës për të njëjtën periudhë.

Milani nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2013-14 dhe do të përfshihet në vazon katër, pas Atalantës, e cili është në vazon tre.

Liga e Kampionëve fillon në fund të qershorit me një raund paraprak, tre raunde kualifikuese dhe një i play-off-it, të gjitha ndeshjet luhen me sistemin vajtje-ardhje. Gjashtë skuadrat e mbijetuara hyjnë në fazën e grupeve, duke u bashkuar me 26 skuadra të kualifikuara paraprakisht.

Këto janë vazot për Ligën e Kampionëve për sezonin 2021-22:

Vazo – 1

Manchester City (ENG)

Atlético Madrid (ESP)

Bayern Monaco (GER)

Lille (FRA)

Inter (ITA)

Sporting Lisbon (POR)

Man. United (ENG) ose Villarreali (ESP)

Chelsea (ENG) ose Zeniti (RUS)

Vazo – 2

Real Madrid (ESP)

Barcelona (ESP)

Juventus (ITA)

PSG (FRA)

Liverpool (ENG)

Sevilla (ESP)

Chelsea (ENG), Manchester United (ENG) or Borussia Dortmund (GER)

Njëra nga Chelsea (ENG), Manchester United (ENG), Borussia Dortmund (GER) ose Porto (POR)

Vazo – 3

Ajax (NED)

Leipzig (GER)

Atalanta (ITA)

Borussia Dortmund (GER) nëse Chelsea dhe Villareali fitojnë trofe evropian

Porto (POR) – nëse Chelsea dhe Villareal fitojnë trofe

Zenit (RUS) – nëse Chelsea e fiton Ligën e Kampionëve

Vazo – 4

Milan (ITA)

Ëolfsburg (GER) 

Exit mobile version