Kështjella e rërës në Danimarkë ka shënuar rekord Guinness si kështjella më e madhe e rërës në botë. Kjo kështjellë me lartësi 21.16 metra, është 3.5 metra më e lartë sesa këstjella e Gjermanisë, e cila mbante rekordin botëror, me 17.66 metra.
Kështjella është e strukturuar në formë të një trekëndëshi për të shmangur shembjen si shumë kështjella të tjera. Një strukturë prej druri u ndërtua rreth saj për të lejuar artistin të gdhendte figura interesante në rërë.
Ky monument në fshatin e vogël bregdetar të Blokhus, që ngjason me piramida, përbëhet nga 4 mijë e 860 tonë rërë.
Për të siguruar qëndrueshmërinë e rërës, kështjella ishte përzier me rreth 10% argjilë. Kur gjithçka mbaroi, u vendos një shtresë shtesë ngjitëse për të siguruar që do të zgjasë gjatë gjithë dimrit.
Nën drejtimin e artistit të famshëm, Wilfred Stijger nga Holanda, 30 skulptorë më të talentuar të rërës në botë kontribuan në krijimin e strukturës gjigante.
Projektuesi holandez tha se për këtë vepër arti u inspirua nga pandemia e koronavirusit./UBTNews