Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, për të shqyrtuar çështje urgjente në dritën e një vendimi të Gjykatës Supreme.
Pas shqyrtimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me shfuqizimin e rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), Këshilli ka shfuqizuar këto dy vendime:
1.Vendimin për miratimin e rregullores Nr.04/2025, e cila kishte të bënte me ndryshimet dhe plotësimet në funksionimin e KKLKE-së
2. Vendimin për miratimin e kërkesës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, për pajisje me veturë zyrtare.