Muajt e dimrit shoqërohen me stuhi, temperatura të ulëta dhe fenomene natyrore, të cilat mund të bëhen shumë të rrezikshme nëse nuk merrni masat e nevojshme për t’i kaluar, të sigurt dhe pa cënuar shëndetin tuaj.
Pavarësisht se dimri nuk vjen papritur, shumë nga ne nuk janë të përgatitur për ardhjen e tij. Nëse do të jeni të përgatitur për rreziqet jetësore gjatë situatave ekstreme të motit, ju patjetër do t’i kaloni ato pa rrezikuar jetën dhe shëndetin tuaj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apel qytetarët që të marrin masa për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë gjatë muajve të dimrit, si dhe parandalimin e rreziqeve
Kontrolloni që dritaret të mbyllen mirë. Për të ruajtur izolimin nga i ftohti gjatë orëve të natës, sigurohuni që grilat të jenë të mbyllura plotësisht.
Izoloni linjat e ujit të cilat i keni jashtë mureve.
Riparoni dëmtimet e mundshme në çati.
Kontrolloni pajisjet për ngrohje që ju dispononi.
Pastroni oxhakun.
Kujdesuni që të keni një pajisje të pavarur ngrohjeje (sobë gazi) në rast emergjencash.
Instaloni një detektor gazi i cili lajmëron për prezencën e gazrave pa erë dhe ngjyrë të rrezikshme për jetën.
Kini parasysh shenjat nga helmimi me oksid karboni: dhimbje koke, të vjella dhe marrje mendsh.
Mos harroni të përgatitni makinën tuaj për udhëtimet gjatë dimrit
Kontrolloni radiatorin e makinës, nivelin e antifrizit, gjendjen e gomave, dhe nëse është e nevojshme zëvendësojini me goma dimri.
Kontrolloni që makina të jetë plot me karburant, për të parandaluar formimin e akullit në depozitë dhe në tubat e kalimit të tij për në motorr.
Përdorni lëng pastrimi për xhamat të përshtatshëm për dimër (kundër ngrirjes).
Mos harroni të keni me vete për rast emergjence këto pajisje: batanije, ushqim dhe ujë, kabëll për ndezje makine nga bateria e një mjeti tjetër, dritë dore, pompë dore për fryrje gomash makine, busull, harta dhe radio me bateri.
Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave
Përgatituni për situatat e motit ekstrem gjatë dimrit, përfshirë këtu ndërprerjen e energjisë.
Mbani në shtëpi si rezervë për rastet ekstreme të motit (nëse nuk mund të dilni nga shtëpia) ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer.
Sigurohuni që celulari juaj të jetë gjithmonë i ngarkuar plotësisht.
Informohuni për situatën e motit gjatë periudhës kur planifikoni një udhëtim.
Sigurohuni që mjetet e emergjencës të jenë funksionale, kontrolloni bateritë e dritave të sinjalizimit, merrni bateri shtesë dhe kutinë e ndihmës së shpejtë.
Mbroni familjen tuaj nga monoksidi i karbonit.
Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit.
Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet përkatëse, nëse nuhasni praninë e gazit.
Merrni këto masa parandaluese gjatë zhvillimit të aktiviteteve në natyrë
Shumë njerëz në dimër shpenzojnë kohë përjashta duke punuar, udhëtuar apo duke shijuar sporte dimërore. Aktivitetet në natyrë mund t’ju ekspozojnë ndaj shumë situatave të rrezikshme, prandaj zbatoni hapat e mëposhtme për t’u përballur me to:
Vishuni në mënyrë të përshtatshme duke pasur parasysh temperaturat e ulëta: vishni xhup dimëror, shall, kapele, doreza dhe këpucë të përshtatshme për këtë stinë.
Mësoni disa rregulla të thjeshta sigurie kur kryeni aktivitete në natyrë.
Mbani celular me vete.
Veproni si më poshtë nëse planifikoni të udhëtoni me makinë
Informohuni për parashikimin e motit.
Evitoni udhëtimet nëse shërbimet e motit paralajmërojnë për përkeqësime të motit.
Nëse do t’ju duhet të udhëtoni, informoni një mik apo të afërm për udhëtimin tuaj, si dhe orën (afërsisht) kur do të arrini në destinacion.
Qëndroni në makinë por lëvizni duart dhe këmbët.
Mundësisht përdorni shenja sinjalizuese që t’ju shohin p.sh. mbani ndezur dritën e kabinës ndërkohë që motori është i ndezur, apo vendosni veshjet me shirita fosforeshentë tek antena e makinës.
Ndizni motorrin e makinës dhe ngrohjen vetëm 10 minuta çdo orë.
Mbani njërën nga dritaret gjysmë të hapur.
Kontrolloni që tubi i shkarkimit të gazrave të makinës të mos zihet nga dëbora apo balta.
Kujdesuni në mënyrë të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe individët me sëmundje kronike të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit.
Këshilla për ditët e ftohta
Dimri është stina më e ftohtë e vitit.
Ekspozimi ndaj temperaturave të ulta mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze.
Kategoritë më të riskuar ndaj të ftohtit janë foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronik.
Disa këshilla si të kujdeseni për veten gjatë periudhës së dimrit:
Siguroni një ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë;
Vishuni me veshje sa më të rehatshme,të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza si dhe këpucë kundër ujit;
Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta.
*Nëse keni kafshë, futini ato brenda. Nëse nuk mund ta bëni një gjë të tillë, sigurojuni strehim të përshtatshëm dhe kujdesuni që të kenë ujë për të pirë (kujdesuni që uji të mos ngrijë).
Nëse ndiqni këshillat e mësipërme, ju do të jeni të përgatitur për t’u përballur me stinën e dimrit.Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.