UBT News

Këshilla për ditën e parë të palestrës

Të nisësh diçka të re ka anët e saj pozitive por dhe negative. Kështu ndodh edhe kur bëhet fjalë për palestrën.

Mos harroni që të gjithë në një pikë kanë qenë fillestarë, por tani e tutje ndiqni këto këshilla:

Vendosni qëllime të arritshme

Pyesni veten se çka doni të arrini: Humbje peshe, rritje të masës muskulore, përmirësim apo thjeshtë një jetë më aktive. Vendosja e qëllimeve konkrete ju ndihmon të qëndroni tek synimi juaj.

Kërkoni ndihmën e një trajneri

Nëse jeni fillestarë, një trajner personal mund të jetë i vlefshëm. Ata ju ndihmojnë të krijoni program stërvitjeje të përshtatur për nevojat tuaja, të mësojnë teknikat e duhura dhe të sigurojnë që po ushtroni në mënyrë të sigurt. Këto mund të përfshijnë ushtrime si “squat”, “bench press” dhe “pull-up”.

Bëni nxehje përpara stërvitjes

Kjo është e domosdoshme për të shmangur lëndimet dhe për të përmirësuar performancën. Filloni me një vrap prej 5-10 minutash, pastaj me pesha të lehta më pas, rritni gradualisht. Kur filloni, përdorni pesha të lehta. Teksa forca rritet, shtoni gradualisht peshë për të sfiduar muskujt dhe për të përmirësuar zhvillimin.

Përpiquni të stërviteni 3-4 herë në javë, mbani orar të rregullt. Krijimi i një rutine ju ndihmon të zhvilloni zakone të shëndetshme, të përmirësoni performancën.

Qëndroni të ushqyer dhe të hidratuar

Ushqimi dhe hidratimi janë të rëndësishme për stërvitje. Konsumoni një dietë të balancuar që përfshin proteina, karbohidrate dhe yndyra të shëndetshme.

Mos harroni të pini ujë gjatë ditës, veçanërisht para dhe pas stërvitjes, ëhtë e rëndësishme të dëgjoni trupin e të merrni pushime kur ndjeni lodhje ose dhimbje.

Pushimi ndihmon në rigjenerimin e muskujve e parandalon lëndimet. Mos kini frikë të bëni pushime të rregullta dhe të lejoni trupin të rikuperohet, mbani qëllimet në mendje e mos nguroni të kërkoni ndihmë kur ju nevojitet. Me kalimin e kohës, do të shihni përmirësime të dukshme në shëndetin dhe formën fizike. /UBTNews/

Exit mobile version