Kesha ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre gjatë 10 viteve të fundit pas largimit të saj nga shtëpia diskografike e Dr. Luke.
Marrëveshja e këngëtares me labelin e ish-producentit Kemosabe përfundoi zyrtarisht javën e kaluar, shtatë muaj pasi Kesha publikoi albumin e saj të fundit kontraktual, Gag Order, tha një burim për Variety.
Kesha ishte përfshirë në një betejë ligjore me themeluesin e labelit, emri i të cilit është Lukasz Gottwald, për gati 10 vjet.
Sipas Variety, Kesha ka ndarë rrugët edhe me ekipin e saj drejtues në Vector Management./UBTNews/