Është mbajtur tryeza me temën “Ripërtëritja e Turizmit” e organizuar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës së Turizmit, ku u kërkua që edhe Kosova të ketë Agjencinë Kombëtare të Turizmit.
Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva tha se qëllimi i kësaj dite është të sensibilizohet çështja e turizmit.
“Kur i shikojmë vlerat, e shohim se nuk kemi zhvillim ende të mirfilltë në Kosovë… Në fillim ka filluar legjislatura, çështja e ligjeve, që nuk ju ka përshtatur zhvillimin e bizneseve, tani kemi ligjin e ri, mirëpo mungesa e Ligjit të turizimit nuk është fut tek agjencioni kombëtar siç e kanë, Mali Zi, Shqipëria, Maqedonia. Pa Agjencionin kombëtar nuk ka vlera të rritura të turizmit“, tha ai.
Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetëdijshme që ky sektor duhet të zhvillohet.
Sipas tij, në asnjë qeveri deri tash nuk i kanë dhënë rendësi turizmit.
“Fatkeqësisht as në qeveritë e mëparshme as në këtë nuk po zë vend turizmi, kemi ngecje të turizmit… Pa zhvillimin e turizmit nuk ka zhvillim të mirëfilltë të ekonomisë“, tha ai.
Ambasadorja e Maqedonisë së veriut, Shpresa Jusufi tha po ashtu se është e rëndësishme t’i tregohet opinionit që në këtë lëmi duhet bërë më tepër.
Ajo tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka marrë parasysh turizmin si një sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Derisa shoti se pa bashkëpunimi rajonal nuk munden të arrijnë shumë larg.
“Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, pa pas ndonjë platformë të përbashkët s’mundemi me shku larg, pasi Shqipëria ka detin dhe ne jemi vend që s’kemi det. Bashkëpunimi për ne dhe për Kosovën besoj që është me rëndësi dhe prandaj jemi këtu“, tha ajo.
Më tej ajo tha se është mirë të diskutohen çështjet, pasi zëri i kërkesave dëgjohet.