Përmes një shkrese, drejtuar Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka kërkuar që me urgjencë të ndërmerren masa ndaj humbjeve që po u shkaktohen bizneseve, si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, e të cilat gjatë kësaj jave janë të theksuara më shumë.
Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, humbjet të cilat po u shkaktohen bizneseve si rrjedhojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike është e pamundur të kompenzohen, prandaj në emër të bizneseve ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të ndahet një fond i veçantë për përkrahje të tyre.
Përveç humbjeve financiare që po u shkaktohen bizneseve nga ndërprerjet e energjisë, të njëjtat gjithashtu po rrezikojnë të humbin edhe tregun e shitjes duke u dëmtuar nga mos realizimi i kontratave sipas planifikimeve paraprake si dhe nuk po arrijnë të kryejnë obligimet ndaj punëtorëve dhe shtetit, shtoi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë konsideron se ndarja e fondit për përkrahje të bizneseve duhet të trajtohet si nevojë jashtëzakonisht emergjente, prandaj ka kërkuar që të ndërmerren hapa konkret në afat sa më të shkurtër kohor, pasi që aktualisht vetëm brenda një dite, mosfurnizimi me energji elektrike nga KEDS është 4 orë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreson në një reagim më të shpejtë të Institucioneve të Kosovës.
Shkresa drejtuar Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës
Për: z. Albin Kurti – Kryeministër i Republikës së Kosovës;
CC: znj.Rozeta Hajdari – Ministre e Industrise, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;
znj. Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë;
z. Hekuran Murati – Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve;
Për dijeni: znj. Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës;
z. Glauk Konjufca – Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës;
Nga: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë;
Lënda: Kërkesë për përkrahje të bizneseve për humbjet nga KEDS;
I nderuar Kryeministër Kurti,
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon që me urgjencë të ndërmerrni masa ndaj humbjeve që po u shkaktohen bizneseve, si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, e të cilat gjatë kësaj jave janë të theksuara më shumë.
Humbjet të cilat po u shkaktohen bizneseve si rrjedhojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike është e pamundur të kompenzohen, prandaj në emër të bizneseve Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë
kërkon që të ndahet një fond i veçantë për përkrahje të tyre.
Përveç humbjeve financiare që po u shkaktohen bizneseve nga ndërprerjet e energjisë, të njëjtat gjithashtu po rrezikojnë të humbin edhe tregun e shitjes të cilët po dëmtohen nga mos realizimi i kontratave sipas planifikimeve paraprake si dhe të mos arrijnë të kryejnë obligimet ndaj punëtorëve dhe shtetit.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë konsideron që ndarja e fondit për përkrahje të bizneseve duhet të trajtohet si nevojë jashtëzakonisht emergjente, prandaj shpresojmë që do të ndërmerren hapa konkret në afat sa më të shkurtër kohor.
Aktualisht, vetëm brenda një dite, mosfurnizimi me energji elektrike nga KEDS është 4 orë.