UBT News

​Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për marrje ryshfeti në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurit me inicialet K.V., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet K.V., më datë 25.08.2025 në Gjakovë, në cilësi të personit zyrtar – zyrtar për regjistrim të bizneseve në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit për vete në mënyrë të drejtpërdrejt i kërkon të holla të demtuarit E.C., për rregullimin e dokumenteve të regjistrimit të biznesit, pasi i dëmtuari kishte aplikuar për hapjen e biznesit të tij, ashtu që më datë 01.09.2025, gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës për masat e veçanta hetimore është arrestuar në flagrancë i pandehuri pasi ka pranuar shumën e të hollave prej 30 euro”, thuhet në një njoftim.

Sipas njoftimit, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par.1 të KPRK-së

“I pandehuri që nga data 1 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftim.

/S.K/KP/

Exit mobile version