Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës i ka dorëzuar dje një kërkesë Ministrisë e Shëndetësisë, për lejimin e mbajtjes së dasmave. OHTK njofton se ka përgatitur manualin se si do të mbahen dasmat dhe ahengjet.
“Sipas premtimeve së shpejti to të hapen Ahengjet, Dasmat dhe Banjat!Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bazë të kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përgatitur Manualin për Ahengje dhe Dasma.Bazuar në faktin se në ditët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të të infektuarve, dhe tashmë Manuali si të veprohet është i gatshëm, OHTK kërkon që të lejohen Ahengjet dhe Dasmat.Bazuar në premtimet e marra, OHTK-ja beson se së shpejti do të hapen Ahengjet, Dasmat dhe Banjat.”, thuhet në njoftimin e tyre./UBTNews