Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se u nxor fshehurazi nga avioni presidencial Air Force One pas samitit të NATO-s në Turqi, për shkak të një kërcënimi raketor nga Irani, raporton BBC sipas mediave amerikane.
Sipas raportimeve, Trump hipi fillimisht në Air Force One në aeroportin e Ankarasë para kamerave. Më pas, ai u transferua në mënyrë të fshehtë në një avion ushtarak C-32A përmes një kamioni për furnizim me ushqime. Gazetarët dhe një pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë që ndodheshin në Air Force One nuk ishin në dijeni për lëvizjen, pasi u është kërkuar të mbyllnin perdet e dritareve.
Pasi fluturoi drejt bazës ajrore RAF Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, Trump u rikthye në Air Force One dhe më pas udhëtoi drejt SHBA-së me një avion tjetër të dhuruar nga Katari.
I pyetur nga gazetarët për mbylljen e perdeve gjatë fluturimit, Trump deklaroi se bëhej fjalë për një udhëtim të rrezikshëm për shkak të kundërshtarëve, pa përmendur ndërrimin e avionit. Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen. /BBC/
