Një kabinë teleferiku u shkëput dhe ra nga një lartësi e madhe në Çeki duke i marrë jetën një personi dhe plagosur 7 të tjerë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Liberec, në një zonë turistike në veri të Republikës Çeke.
Teleferiku shërbente për të ngjitur turistët në malin Jested dhe bashkë me ta udhëtonte dhe një pjesëtar i stafit.
Sipas të dhënave, autoritetet ishin në dijeni të amortizimit të tij dhe kishin parashikuar madje kishin caktuar dhe ditën e restaurimit.