Këngëtarja e mirënjohur, Kelly Clarkson dëshiron ta bëjë një ndryshim. Këngëtarja dhe tekstshkruesja dorëzoi të hënën dokumentet gjyqësore, në të cilat ajo shprehu “dëshirën” për të ndryshuar mbiemrin në Kelly Brianne.
Us Weekly, e cila e para siguroi dokumentet, raportoi se Clarkson tha se “emri i saj i ri reflekton më shumë në atë se kush është”. Seanca dëgjimore pritet të mbahet më 28 mars.
Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Clarkson është beqare pasi u divorcua nga ish-bashkëshorti Brandon Blackstock, një vit e tre muaj prej kur bëri kërkesën për divorc./UBTNews