UBT News

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës country, Ashley Monroe u diagnostikua me kancer të rrallë në gjak.

34-vjeçarja ndau një postim emocional në Instagram, teksa njoftoi se ajo filloi me kimioterapi.

Monroe shkroi se pavarësisht se disa mendojnë që kimioterapia “është gjë negative”, ajo vendosi ta largojë atë ndjenjë dhe të mendojë pozitivisht rreth kësaj.

Këngëtarja shprehu mirënjohje për bashkëshortin e saj, John Danks, dhe 3-vjeçarin Dalton dhe me anëtaret e grupit të saj./UBTNews

Exit mobile version