UBT News

Këngëtarja e hitit ‘Without Me’, Halsey, bëhet nënë për herë të parë

Ylli i popit, Halsey njoftoi se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

26-vjeçarja postoi foto bardh e zi ku shihet duke e mbajtur foshnjën në krahë dhe pranë tyre është edhe i dashuri i saj skenaristi Alev Aydin.

Këngëtarja njoftoi se fëmija i tyre lindi më 14 korrik dhe quhet Ender Ridley Aydin, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

“Mirënjohje. Për lindjen më ‘të rrallë’ dhe euforike. Fryt i dashurisë”, shkroi Halsey në postimin e saj.

Halsey ka publikuar tre albume dhe është e njohur për hite si ” Without Me”, “Bad at Love” dhe “Closer”.

Exit mobile version