Paul McCartney u duk se mbështeti mikun e tij, Johnny Depp, në koncertin e tij këtë javë, ndërsa beteja e yllit të “Pirates of the Caribbean” kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, po vazhdon në gjykatë.
Ai performoi këngën e tij, “My Valentine”, gjatë ndalesës në Seattle dhe luajti videon muzikore e cila përfshin aktorin Depp. McCartney i kishte kërkuar Depp të luante në të së bashku me aktoren e njohur amerikane Natalie Portman kur video u publikua më 2012.
McCartney dhe Depp kanë qenë miq dhe bashkëpunëtorë të gjatë në muzikë. McCartney gjithashtu ishte pjesë e filmit të parë “Pirates of the Caribbean”./UBTNews/