UBT News

​“Kënga jonë” sjell këngëtarët e njohur të estradës në Prishtinë

“Për ty Prishtinë” në 25-vjetorin e çlirimit, në zemër të Kryeqytetit, me Gala Koncertin “Kanga jonë”, një kast i jashtëzakonshëm këngëtarësh dhe kantautorësh, nën përcjelljen e orkestrës, do t’i rikthejnë disa prej këngëve më të dashura për vendin.

Galakoncerti nën përkujdesjen e Komunës së Prishtinës do të sjellë për publikun këngëtarët e njohur të estradës Vesa Luma, Vullnet Sefaja, Yll Limani, Adelina Paloja, Albërie Hadërgjonaj, Alma Bektashi, Jehona Sopi, Jericho.

Koncerti mbahet më 3 qershor në Sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 20:00.

Exit mobile version