Këngëtarja shqiptare Rita Ora, javën e kaluar ka publikuar këngën e saj më të re.
Kënga e quajtur ”You for me” vjen në bashkëpunim me DJ-n e famshëm , Sigala. Megjithatë, edhe pse klipi nuk është lansuar ende, dhe në YouTube ka dalur vetëm si audio me tekst.
Rita në InstaStory ka bërë të ditur se kënga është renditur e treta në top listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga platforma Spotify.

Kënga u prit mirë qysh nga fillimi, dhe Rita gjithashtu nuk ka lënë fansat pa pamje nga prapakenat e videoklipit që pritet të lansohet./UBTNews