UBT News

Kënga e re e Shakirës, në të cilën përmendet Pique, theu rekord në YouTube

Një këngë e re nga ylli kolumbian dhe filantropja Shakira, në të cilën ajo tallet me ish-partnerin e saj, Gerard Pique, arriti mbi 63 milionë shikime në YouTube brenda 24 orësh, duke e bërë atë këngën më të dëgjuar latine në historinë e platformës.

Shakira dhe Pique, i cili luajti për Barcelonën, Manchester United dhe ekipin kombëtar të Spanjës, u ndanë vitin e kaluar pas më shumë se një dekade që ishin bashkë dhe kanë dy fëmijë. Pique filloi një romancë dashurie me një 23-vjeçare, Clara Chia.

Në tekstin e këngës, Shakira mes tjerash thotë: “Unë vlej më shumë sesa dy 22-vjeçare. Ti këmbeve një Ferrari me një Twingo [Renault]/Ti këmbeve një Rolex për një Casio. Unë isha jashtë ligës tënde, prandaj je me dikë si ti”.

Madje ajo sugjeron që ish-partneri e saj duhet të shpenzojë kohë në palestër për të trajnuar edhe trurin.

Krahas kritikave për Piquen dhe të dashurën e tij të re, Shakira përmend vjehrrën e saj, median dhe problemet e saj të vazhdueshme me autoritetet spanjolle, të cilat pretendojnë se ajo nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa./UBTNews/

Exit mobile version