Ta kërkoni veten në Google, është një gjë që pothuajse të gjithë e keni bërë!
Kënga e fundit e J. Cole duket të jetë nënprodukt i pikërisht këtij aktiviteti. E publikuar në kanalin YouTube të producentit bvtman, “procrastination (broke)” ka artin e albumit që shpjegon origjinën e këngës.
Me tekst nga J. Cole, vet artisti shpjegon se kënga erdhi nga ai duke kërkuar “J. Cole type beat” në YouTube.
“Në një ditë kur nuk gjeja shumë motivim, po kërkoja diçka për të më frymëzuar”, thuhet në tekstin që reperi i dërgoi producentit që e frymëzoi, duke i thënë se pasi luajti instrumentalin e tij, u fokusua dhe shkroi këngën e re.
Në mesazhin e Cole thotë se ai dëshiron që kënga “të shërbejë si një falënderim për të dhe çdo producent” që po punon dhe ndan punën e tij me botën./UBTNews/