Një mësues në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shkarkuar nga puna për arsye se është xhiruar duke kënduar në klasë një këngë të Britney Spears.
Burri që nuk është identifikuar këndoi me “karaoke” hitin e famshëm “Toxic”.
Videoja tregon mësuesin që është ulur në tavolinën e tij duke kënduar, ndërkohë që kishte vënë edhe drita shumëngjyrëshe për shoqërim.
Drejtuesit e shkollës e hoqën menjëherë nga puna për mosrespektim të rregullave të institucionit.