UBT News

Kendall Jenner në lidhje me reperin Bad Bunny

Fillimisht kishte vetëm spekulime se ata mund të jenë duke shijuar një romancë, por dyshja e konfirmoi atë të martën mbrëma pasi u panë së bashku duke darkuar në Sushi Park.

Atyre më vonë iu bashkua edhe motra e vogël e Kendall, Kylie Jenner dhe një mik i afërt Travis Bennett.

Një muaj më parë ata u panë në të njëjtin restaurant, por megjithatë dolën në hyrje të ndryshme dhe paparacët nuk mund të kapnin ndonjë imazh të tyre së bashku./UBTNews/

Exit mobile version