Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, në pjesën e mbetur të sezonit do të luajë te klubi nga Superliga turke, Fatih Karagumruk.
25-vjeçari, i cili është në pronësi të Fenerbahces, është huazuar në këtë afat kalimtar dimëror te skuadra e tij e re
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Fenerbahces përmes një njoftimi në faqet zyrtare.
“Lojtari ynë, Kemal Ademi, është huazuar te Fatih Karagumruk deri në fund të sezonit. Ne i urojmë sukses”, thuhet në njoftim.
Ademi, i cili ka lindur në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë nga prindër me origjinë nga Prizreni, është rritur në Zvicër.