Futbollisti i gjigantit turk Fenerbahce, Kemal Ademi ende e ka të paqartë në mendjen e tij se cilën fanellë të nivelit përfaqësues të zgjedh.
Ademi, i cili këtë sezon ka kompletuar kalimin e tij nga Basel te Fenerbahce, në një intervistë për të përditshmen turke Sabah, ka thënë se ende nuk e di se cilën kombëtare do ta përfaqësojë.
“Tani për tani, nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luajë. Ndodh në Kosovë, Zvicër. Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të presë. Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendojë dhe të marrë një vendim të duhur pa e stresuar veten”, ka deklaruar Ademi për mediumin turk Sabah.
24-vjeçari nuk ka luajtur për asnjë Kombëtare, por dy vitet e fundi ai ka shpërthyer me gola duke ngjallur interesim prej ekipeve përfaqësuese të Kosovës, Zvicrës. Shqipërisë, madje së fundi edhe Turqisë./UBTNews