UBT News

Kelmendi takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në “Minatori”

Siç bëhet e ditur nga Federata e Xhudos e Kosovës, Majlinda Kelmendi do të takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në palestrën “Minatori”.

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” do të organizohet ngjarja speciale me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin si pjesë e demonstrimit të xhudos për të gjithë nxënësit e qytetit të Mitrovicës.

Bashkë me trajnerët dhe xhudistët e klubit të xhudos, “Trepça”, Majlinda Kelmendi do të prezantojë disiplinën e xhudos dhe do të takohet me të gjithë të rinjt për të festuar kulturën dhe arritjet e xhudos në Kosovë.

Ngjarja speciale me Kelmendin do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Exit mobile version