UBT News

Kelly Clarkson shkurorëzohet nga Brandon Blackstock

Këngëtarja Kelly Clarkson dhe ish-partneri i saj, Brandon Blackstock janë zyrtarisht të shkurorëzuar.

Siç raportojnë mediat e huaja, 39-vjeçarja do të duhet t’ia paguajë një shumë prej 1.3 milion dollarësh ish-bashkëshortit të saj, si dhe 45 mijë dollarë në muaj pagesë për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River Rose dhe Remington Alexander. Ata janë pajtuar edhe që ta ndajnë kujdestarinë e fëmijëve, ndonëse fëmijët do të jetojnë në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles.

Sipas marrëveshjes, të dy fëmijët duhet të vaksinohen kundër COVID-19, meqë atyre do t’iu duhet të udhëtojnë jashtë shtetit për ta takuar babain e tyre në fermën e ish-çiftit në Montana.

Ani pse të dy pronat sipas marrëveshjes i takojnë këngëtares, Blackstock do t’i paguajë këngëtares 2 mijë dollarë në muaj për qëndrimin e tij në këtë fermë deri në qershor të këtij viti.

Përveç pagesës një herë, fituesja e American Idol do t’i duhet gjithashtu t’i paguajë ish-partnerit të saj 115 mijë dollarë mbështetje bashkëshortore në muaj deri më 31 janar 2024./UBTNews/

Exit mobile version