Kelly Clarkson ka finalizuar ndryshimin e emrit të saj dhe tani do të njihet ligjërisht si Kelly Brianne.
Një gjykatës në Kaliforni i dha prezantueses emrin e saj të ri, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six.
“Pa asnjë kundërshtim, peticioni për ndryshimin e emrit pranohet”, thuhet në dokumente. “Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkuesit është ndryshuar nga KELLY BRIANNE CLARKSON në KELLY BRIANNE”.
Clarkson – e cila paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj ligjor në shkurt – shpjegoi në një intervistë të fundit me “People (The TV Show!)” se vendimi i saj erdhi nga divorci i saj së fundmi nga Brandon Blackstock./UBTNews/