Korporata Energjetike e Kosovës ka inkurajuar punëtorët e saj që të marrin vaksinën kundër koronavirusit.
“Në këtë drejtim duke pas parasysh rëndësinë e kompleksitetin e operimeve tona ditore si dhe numrin e madh të të punësuarve në KEK, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut me qëllim të mbrojtjes së shëndetit tuaj si dhe parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, inkurajojnë të gjithë punëtorët që sa më parë të jetë e mundur të vaksinohen”, thuhet në kumtesë.