Këngëtari Keith Urban vlerëson se martesa me aktoren Nicole Kidman është një nga top arritjet e tij. Gjatë një interviste, ai u pyet se çfarë konsideron se është “arritja e tij më e madhe”.
“Ka shumë gjëra. Martesa me personin e duhur”, theksoi ai mes tjerash.
Deri atëherë, ai tha se nuk kishte “qëllime specifike” dhe vetëm donte “të jetonte në Nashville, donte të shkruante tekste këngësh dhe t’i incizonte ato, dhe të shpresonte se do të transmetoheshin në radio”. Por sipas tij, martesa ishte pikë kthese për të.
Këngëtari dhe aktorja në muajin qershor festuan 15-vjetorin e martesës. Ata kanë dy vajza, Sunday Rose dhe Faith Margaret./UBTNews