UBT News

KDI: Kuvendi ta ftoj Kurtin në raportim rreth dialogut Kosovë-Serbi

Instituti Demokratik i Kosovës duke iu referuar një sërë zhvillimeve lidhur me fazën përgatitore para rifillimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës, ka mbetur në margjinë të këtyre dinamikave.

KDI ka përmendur që në kuadër të këtyre zhvillimeve, përfshirë takimet e kryeministrit Kurti në Bruksel, vizitat e lehtësuesve të dialogut nga SHBA-ja dhe BE-ja, por edhe përgatitjet për takimin e paralajmëruar mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë në qershor.

“Duke qenë se kuadri kushtetues e përcakton Kuvendin si organin më të lartë mbikëqyrës të politikës së jashtme, e për rrjedhojë edhe të dialogut me Serbinë, KDI konsideron që grupet parlamentare dhe deputët duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për diskutimet që ndërlidhen me përgatitjet por edhe vet të ardhmen e këtij procesi, duke vënë në përdorim mekanizmat e garantuar të kërkim-llogaridhënies ndaj ekzekutivit”.

Komunikata shton se”KDI i bën thirrje Kuvendit të ftojë sa më parë në raportim kryeministrin Kurti, duke kërkuar nga ai ofrimin e informacioneve lidhur me përgatitjet aktuale të Kosovës në prag të rifillimit të procesit të dialogut dhe platformën e Kosovës për këtë proces. Ndërsa, nga kryeministri Albin Kurti kërkojmë që, në funksion të transparencës së procesit, të ketë raportime të rregullta me vetiniciativë para Kuvendit për të gjitha zhvillimet lidhur me dialogun, duke përfshirë edhe fazën përgatitore, që do t’i mundësonte Kuvendit ushtrimin e një mbikëqyrje më proaktive”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Exit mobile version