KB Trepça pësoi humbje nga kampionia e Holandës, Heroes Den Bosch me shifrat 80:68 në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Në përballjen që u zhvillua në Samokov të Bullgarisë, ‘Xehetarët’ dhanë maksimumin, e ishin të përkrahur nga një numër i madh i tifozëve mitrovicas që kishin udhëtuar për këtë sfidë.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:27, por periudha e dytë ishte fatale 21:9, ku skuadra shkuan në pushim me rezultat 40:36.
Në pjesën e dytë, holandezët për një nuancë ishin më të mirë dhe fituan 80:68, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Tashmë, Trepça do të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, për edicionin e dytë radhazi./S.K/KP/