UBT News

KB Sigal Prishtina tërhiqet nga Liga ENBL

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë pjesëmarrjen në European North Basketball League (ENBL).

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, ky vendim vjen si pasojë e obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj ligës, të cilat janë krijuar nga kryesia e kaluar e klubit. Drejtuesit aktualë kanë theksuar se, përkundër përpjekjeve për të gjetur zgjidhje dhe për ta vazhduar garimin në këtë kompeticion ndërkombëtar, obligimet e trashëguara e kanë bërë të pamundur vazhdimin e pjesëmarrjes në këtë moment.

Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh situatën sportive nëpër të cilën po kalon skuadra dhe krizën aktuale të rezultateve, klubi ka vendosur që në këtë periudhë të përqendrohet maksimalisht në garat vendore dhe në stabilizimin e ekipit.

KB Sigal Prishtina ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të punuar seriozisht në rikthimin e stabilitetit në klub dhe për arritjen e rezultateve që i takojnë historisë dhe traditës së këtij klubi.

Në fund të reagimit, klubi ka falënderuar drejtuesit dhe zyrtarët e European North Basketball League për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj klubit.

Exit mobile version