KB Sigal Prishtina ka nisur kompletimin e skuadrës për sezonin e ri, duke bërë të ditur dy afrime të reja në ekip.
Klubi bardhekaltër ka mirëpritur në radhët e veta Vincent Golson Jr dhe Elton Krasniqin, të cilët do të jenë pjesë e Sigal Prishtinës në edicionin e ardhshëm. Dy lojtarët e rinj pritet të sjellin cilësi dhe energji të re në skuadrën kampione.
Përveç afrimeve të reja, Sigal Prishtina ka konfirmuar edhe vazhdimin e bashkëpunimit me Liri Zenelin. Basketbollisti, i cili ka qenë pjesë e ekipit edhe më herët, do të vazhdojë të mbajë fanellën bardhekaltër edhe në sezonin e ri.
Me këto lëvizje, KB Sigal Prishtina po ndërton një skuadër të balancuar, duke kombinuar përforcimet e reja me lojtarët që tashmë e njohin ambientin e klubit.
D.L
