Klubi basketbollistik “Prishtina”, këtë vit feston 50-vjetorin e themelimit. KB “Prishtina” njofton se për shënimin e gjithë sukseseve të klubit, është dizajnuar llogoja e 50-vjetorit, që sipas tyre është llogo e krenarisë, identitetit dhe triumfit.
“Duke qenë klubi më i trofeshëm shqiptar, me të arriturat më të mëdha sportive ndërkombëtare në kuadër të sporteve ekipore, jemi përkujdesur që përveç gjurmëve sportive sivjet të lëmë gjurmë simbolike që lidhen me një gjysmë shekulli aktivitet përplot performanca të shkëlqyera dhe arritje kulmore, ashtu siç e meriton Prishtina jonë, qyteti i krenarisë basketbollistike dhe kryeqyteti i kupave e titujve.Në këtë drejtim, ekipi ynë kreativ në krye me Lorik Berisha, ka dizajnuar llogon e 50 vjetorit, llogon e krenarisë, identitetit, dinjitetit dhe triumfit.”, thuhet në njoftimin e KB “Prishtinës.
KB “Prishtina” në fund njoftoi se do të krijohet Liga Unike mbarëkombëtare./UBTNews