UBT News

KB Peja mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në basketboll, KB Peja do ta përfaqësojë këtë sezon vendin tonë në Ligën e Kampionëve në basketboll.

Pejanët e fituan titullin e kampionit pasi në serinë e finaleve të “PlayOff-it” e mposhti Trepçën 3:2.

Tani, KB Peja e ka mësuar kundërshtarin e saj të parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, me shortin që u mbajt sot në Mies të Zvicrës.

KB Peja do të takohet me Bakken Bears në raundin e parë kualifikues në Champions League.

Bakken Bears janë klub i basketbollit nga Danimarka, që garat i zhvillon në Basketligaen, kampionatin kryesorë të Danimarkës.

Exit mobile version